Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë që jetojnë e veprojnë atje.
Në një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, AAK ka bërë të ditur se atje do të njoftohen për procesin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Zvicrës.
“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bashkë me deputetë e zyrtarë tjerë të Aleancës, do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë dhe do të njoftohen për procesin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Zvicrës. /Kosovatimes/