Në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë po vendosen tribunat teleskopike, një investim me vlerë prej 400 mijë eurosh, që synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet për aktivitetet sportive.
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, të martën përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka bërë më dije se në palestrën ‘Minatori’ do të shtohen 680 ulëse të reja, investim që kap shifrën 400 mijë euro.
“Në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë po vendosen tribunat teleskopike, investim në vlerë prej 400 mijë eurosh, që përmirëson ndjeshëm kushtet për aktivitetet sportive. Me 680 ulëse të reja që po shtohen, ky investim rrit kapacitetin dhe funksionalitetin e palestrës për publikun sportdashës”, ka shkruar Çeku.
Sipas tij, po investohet në infrastrukturë sportive kudo në vend për të mbështetur sportistët.




