By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lajme

Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/16 at 10:56 PM
Kosova Times Published December 16, 2025
Share
SHARE

Pragu zgjedhor prej 5% vazhdon të mbetet sfidë për subjektet politike. Nëpër procese zgjedhore, shumë prej tyre mbesin jashtë legjislativit, në mungesë të votave të parapara, për t`u bërë subjekt parlamentar.

 

8 subjekte politike shqiptare me gjithsej 624 kandidatë, janë në garë në zgjedhjet e 28 dhjetorit për të fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Të gjitha këto subjekte, për të fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, duhet të fitojnë së paku 5% nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme.

Por, çfarë ndodh me votat e subjekteve politike që nuk arrijnë ta kalojnë pragun zgjedhor?

Në praktikë, kjo nënkupton se sa më i vogël të jetë numri i subjekteve politike që kalojnë pragun zgjedhor dhe marrin pjesë në ndarjen e mandateve, aq më i madh është numri i ulëseve që përfitojnë partitë që arrijnë të hyjnë në Kuvend.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaron për RTK-në se votat e subjekteve politike që nuk e kalojnë pragun zgjedhor nuk shpërndahen tek subjektet tjera që kanë fituar ulëse, por rezultati certifikohet ashtu siç evidentohet.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi të përfundon të gjitha procedurat e parapara me ligj dhe aktet nënligjore, certifikon rezultatet e të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve ashtu siç janë evidentuar gjatë procesit të numërimit. Pra, në rezultatet e certifikuara përfshihet edhe rezultati i subjekteve politike që nuk e kalojnë pragun zgjedhor, që nuk fitojnë ulëse”, ka thënë ai.

E sa i përket ndarjes së ulëseve në Kuvendin e Kosovës, Elezi sqaron se ka për bazë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, porse në këtë ndarje mbesin jashtë subjektet politike që nuk kalojnë pragun prej 5%.

“Ajo që bën KQZ është zbatimi i formulës për ndarjen e ulëseve, ashtu siç është e përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në këtë proces, merren parasysh vetëm rezultatet e subjekteve politike që kanë kaluar pragun zgjedhor prej 5%. Votat e subjekteve që mbeten nën këtë prag nuk përfshihen në përllogaritjen e mandateve. Pra, KQZ ndan ulëset vetëm ndërmjet subjekteve që e kanë kaluar pragun zgjedhor”, tha ai.

Rrjedhimisht votat e subjekteve politike që nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor nuk kanë asnjë rëndësi në përcaktimin e ulëseve të reja në Kuvend.

“Votat e të gjitha partive politike të cilat nuk e kalojnë pragun zgjedhor shpërndahen prej fituesit të zgjedhjeve, pra partisë që i fiton zgjedhjet, deri te ai që është i fundit që e ka kaluar pragun zgjedhor, pra të gjitha partitë fitojnë nga shpërndarja e kësaj vote”, tha analisti politik, Blerim Burjani.

Nga numri i përgjithshëm prej 120 ulëseve në Kuvendin e Kosovës, 20 vende janë të garantuara për përfaqësimin e pakicave kosovare dhe subjektet politike të tyre nuk i nënshtrohen pragut zgjedhor.

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive

Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

LDK mblidhet, pa deklarata për Abdixhikun

Ambasadori gjerman viziton Fondacionin Jahjaga dhe muzeun `Moment`

Kosova Times December 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Shërbime stabile të telefonisë mobile jo para marsit 2024

Kosova Times Kosova Times October 7, 2023
Mbi 392 mijë armë pa leje në Kosovë
Sulmuan një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar
Më shumë se 400 dronë dhe raketa: Rusia sulmoi objektet energjetike të Ukrainës
Trajneri i Belgjikës: Courtois s`do të jetë në Evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?