By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike
February 3, 2026
Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor
February 3, 2026
‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt
February 3, 2026
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
February 3, 2026
Policia në veri gjen sërish armë e municion
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
Ballina 1Lajme

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/18 at 11:02 PM
Kosova Times Published December 18, 2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbrëmjen e sotme, më 18 dhjetor, se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, pas një hetimi disamujor të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe institucionet relevante.

Sipas Sveçlës, operacioni është bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë, të dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme të lidhura me procesin e shpronësimit të pronave private. Përfshirë këtu edhe një ish-ministër.“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.”, shkruan Sveçla.

Sipas grupit të hetimit, të akuzuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Grupi dyshohet se “ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësime” të realizuara gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Ministri Sveçla theksoi se periudha kur zyrtarët publikë keqpërdornin buxhetin e shtetit pa u ndëshkuar ka përfunduar, duke përgëzuar institucionet për suksesin e radhës në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ai shtoi se vullneti politik, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfshirja qytetare po japin rezultate konkrete në ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çdo formë e krimit në Kosovë.

You Might Also Like

Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike

Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor

‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

Ndalohet i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan

Kosova Times December 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda

Kosova Times Kosova Times November 2, 2025
Takimi i ri mes Rusisë dhe SHBA-së. Kremlini: Nuk ka asnjë mënyrë që t’i kthejmë territorin e okupuar te Ukrainës
Malisheva e fiton derbin e mbijetesës ndaj Ferizajt
Prokuroria kërkon që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen vizitat
Futbollisti Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?