Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), në bashkëpunim me autoritetet suedeze, pas një hetimi disa mujor ka realizuar një aksion të suksesshëm.
Si rezultat i këtij hetimi, në rrugën Petrit Bytyqi në Prizren, është arrestuar një mashkull, shtetas i Suedisë, i dyshuar për përfshirje në blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar prova materiale të rëndësishme, përfshirë para të gatshme, një veturë dhe dokumente të ndryshme, të cilat do të shërbejnë për procedurat e mëtejme hetimore. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.




