By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kosovës
Ballina 1Lajme

2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/12/20 at 11:26 PM
Kosova Times Published December 20, 2025
Share
SHARE

Kosova dhe Bahama sot nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Pas një ngecjeje në njohje të shtetësisë, nga viti 2021 kur Kosova u njoh nga Izraeli, 2025-ta mund të quhet vit i njohjeve. Përgjatë vitit 2025 janë 4 shtete që njohën pavarësinë, duke e rritur numrin e shteteve që pranojnë shtetin e Kosovës në 121.

 

Pas aktit të njohjes, Kosova dhe Bahama sot nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Bahamas, Philip Davis kanë vendosur nënshkrimet për marrëdhënie diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Kosova dhe Bahama shprehin synimin e tyre për ta thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv.

Presidentja Osmani e cila qëndron në Nassau, kryeqytet i këtij vendi të Karaibeve, ka nënvizuar se përmes këtij akti Kosova forcon subjektivitetin ndërkombëtar dhe zgjeron rrethin e shteteve mike, që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, shkruan Osmani.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë , Albin Kurti, duke iu referuar njohjes së shtetësisë nga Bahama, ka theksuar se vendit po i shtohen miqësitë e reja dhe bashkë me to, edhe mundësitë e bashkëpunimit. Kurti ka vënë në pah se viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë.

Njohja nga Bahama është e katërta përgjatë këtij viti për Kosovën. Shtetësinë e Kosovës gjatë 2025 e njohën dy shtete afrikane, Kenia më muajit mars, Sudani disa ditë më vonë në muajin prill, si dhe Siria nga Lindja e Mesme dy muaj më parë.

Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës përgjatë viteve të fundit. Shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021. Bahama, një shtet në Oqeanin Atlantik,të Amerikës së Veriut, është bërë tani shteti i 121-të që e njeh shtetin e Kosovës.

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

Kosova Times December 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Nusja e Donaldit”: Kush është Lara Trump, e cila është emëruar në një nga postet drejtuese të një organi të rëndësishëm të Partisë Republikane?

Kosova Times Kosova Times March 10, 2024
Ipsos: Besimi ne Trump bie në nivelin më të ulët që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë – në 42%
Tri vetura përfshihen nga zjarri në ‘Breg të Diellit’, nuk ka të lënduar
Rain: Qindra jetimë nga Ukraina u shpërndanë në jetimoret dhe shkollat ​​e konviktit ruse. Aty mësohen si të përdorin armët!
Hamza në Klinë premton ulje të TVSH-së për energjinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?