Moti sot parashikohet të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit, mjegulla dhe vranësirat e ulëta do të jenë të pranishme nëpër lugina dhe ultësira, por ato pritet të tërhiqen gradualisht gjatë ditës, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 4 deri në 18 km/h, njofton MK.




