By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla njofton për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla njofton për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it
Ballina 1Lajme

Sveçla njofton për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it

Kosova Times
Last updated: 2025/12/20 at 11:31 PM
Kosova Times Published December 20, 2025
Share
SHARE

Policia e Kosovës, bashkë me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, kanë realizuar sot një operacion të përbashkët, në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor të këtij viti.

 

Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar V.M në Leshak, ish-pjesëtari i MUP-it të Serbisë, që ishte integruar në policinë e Kosovës, sipas marrëveshjes së vitit 2013, e ku më pas kishte dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se për personin e arrestuar, ekzistojnë dyshime të bazuara se ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, e i cili gjatë kidnapimit ishte plagosur rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi.

“V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë”, ka shkruar Sveçla.

Tutje ministri në detyrë i Punëve të Brendshme ka thënë se në Kosovë, askush nuk mund t’i ikë drejtësisë.

“Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Herët a vonë, para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës për këtë rast dhe rastet e tjera, të cilët janë pjesë e institucioneve të sigurisë së Serbisë, përkatësisht strehohen atje dhe shfrytëzohen nga pushteti për qëllime politike dhe të sigurisë”, ka shtuar Sveçla.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times December 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

GLPS: Kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit, 688 ditë

Kosova Times Kosova Times May 29, 2024
Trafiku Urban i liron sot nga pagesa të gjitha gratë dhe vajzat
Inaugurohet ‘FIFA Arena’ në SHFMU ‘Hasan Prishtina’
Roboti i parë humanoid u prezantua në Rusi. Ai doli në skenë dhe u rrëzua
Millanoviq nuk e takon Pelosin në Zagreb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?