By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e u.d. së kryeprokurorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e u.d. së kryeprokurorit
Lajme

Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e u.d. së kryeprokurorit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/22 at 2:10 PM
Kosova Times Published December 22, 2025
Share
SHARE

Besim Kelmendi ka paraqitur kërkesë përmes së cilës ka kërkuar që të lirohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

 

Kjo kërkesë e Kelmendit, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me të cilin është anuluar vendimi i Këshillit Prokurorial, me të cilin ishe shkarkuar nga kjo pozitë. Ndërsa, me aktvendimin e Gjykatës së Apelit është konfirmuar vendimi i Themelores, e cila ka theksuar se çështja është e gjykuar.

“Siç jeni në dijeni më Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës A.A.nr.124/2025 të datës 16.12.2025 është anuluar Vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK.nr.1056/20 i datës 20.11.2025, ndërsa më Aktvendimin e Gjykatës së Apelit A.nr.1210/25 i datës 19.12.2025, është konfirmuar së cështja e ngritur sipas padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës është cështje e gjykuar sipas Aktgjykimit të më sipërm të Gjykatës Supreme. Bazuar në vendimet e sipërcekura gjyqësore dhe në situatën e krijuar në Këshillin Prokurorial pas nxjerrjes së vendimit të anuluar nga Gjykata Supreme, përmes këtij emailit zyrtar ua përcjellë Kërkesën time për të më liruar nga Pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokuroit të Shtetit, të cilën detyrë e kam ushtruar nga data 22 prill 2022”, thuhet në kërkesë.

Kelmendi ka theksuar se nuk ka aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe se ishte kërkesë e anëtarëve të Këshillit ta pranonte pozitën e U.D.

“Përmes kësaj kërkese ua rikujtoj edhe një here, juve dhe të gjithë qytetarëve, së unë nuk kam aplikuar fare për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe së në asnjë rast nuk kam shpreh interesim për të marr as pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përkundrazi ishte kërkesë e anëtarëve të Këshillit që unë ta pranoja ketë detyrë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe si rezultat i këtyre kërkesave, më datë 22 prill 2022, në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit, jam caktuar si Ushtrues i Detyrës ë Kryeprokuroit të Shtetit”, thuhet më tej.

Ndërsa, ai theksoi se pas gjithë situatës së krijuar në KPK dhe pasi konsideron që me vendimin e Supremes është arritur vendosja e ligjshmërisë dhe respektimit të standardeve ligjore, kërkon të lirohet nga detyra.

“Andaj pas analizimit të te gjitha rrethanave dhe situatës së krijuar në Këshillin Prokurorial, dhe në veçanti pas nxjerrjes dhe shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës A.A.nr.124/2025 të datës 16.12.2025, konsideroj së është arritur vendosja e ligjshmërisë dhe respektimi i standardeve ligjore të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Kjo arritje nuk është vetëm e imja por e të gjithë individëve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtar, të cilët kanë kërkuar respektimin e ligjshmërisë. Kërkesa ime për të më liruar nga pozita e Ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit është një reflektim i vullnetit tim për të mbështetur reformën në Sistemin Prokurorial dhe për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së krijuar në Këshill, andaj shpresoj dhe besoj së të gjithë ju anëtarët e Këshillit do të gjeni forcën dhe vullnetin, jo vetëm për të aprovuar kërkesën time por edhe për të krijuar kushte normale për funksionimin e Sistemit Prokurorial”, thuhet më tutje..

Kelmendi zotohet se do të punojë me përkushtim për të mirën e sistemit prokurorial.

“Dhe krejt në fund, unë, si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, do të punoj më përkushtimin tim më të madh për të mirën e Sistemit Prokurorial, i pavarur, i pa anshëm dhe me profesionalizëm, ashtu siç më ka vlerësuar Këshilli Prokurorial kur më ka propozuar për të marr çmimin më të rëndësishëm të karrierës time – çmimin më emrin e heroit tonë kombëtar “Sali Çekaj”, si dhe në ditën kur ky Këshill Prokurorial më ka caktuar si Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në kërkesën e Kelmendit. /BetimipërDrejtësi

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times December 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden mbështet shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Nesër hapet ekspozita ‘Drojë’ me rrëfime personale të së kaluarës së Kosovë
Parajsa mesdhetare që u shemb në 24 orë
Gruaja denoncon bashkeshortin: I dehur tenton të hyje me forcë në banesën
Këta janë 10 njerëzit më të pasur në botë. Bill Gates doli nga lista
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?