Gjatë luftimeve në rajonin e Donjeckut, Brigada e 93-të e ushtrisë së Ukrainës po përdor një obus të lëvizshëm të konfiskuar nga rusët, një 2S5 Giatsint-S, për t’i goditur forcat e Moskës, duke përdorur predhat e tyre.
Disa armë të tilla u konfiskuan pas tërheqjes së trupave ruse nga rajoni i Harkivit gjatë një kundërofensivë ukrainase.