By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave
Ballina 1Lajme

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Kosova Times
Last updated: 2025/12/22 at 9:09 PM
Kosova Times Published December 22, 2025
Share
SHARE

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të liberalizimit të vizave, Kosova vlerësohet si shtet që vazhdon t’i përmbushë kërkesat e përcaktuara.

 

Megjithatë, gjetjet e raportit të Komisionit Evropian tregojnë se gjatë vitit 2024 ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve për azil, me mbi 6.700 kërkesa të regjistruara. Raporti mbulon vitin 2024 dhe, rrjedhimisht, është i pari që vlerëson Kosovën që nga fillimi i zbatimit të regjimit të lëvizjes së lirë, më 1 janar të këtij viti.

Në raportin e Komisionit Evropian theksohet se parandalimi i kërkesave të pabazuara për azil duhet të mbetet prioritet për të gjithë partnerët që gëzojnë regjim pa viza, e në veçanti për Kosovën, Shqipërinë, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Në kapitullin kushtuar Kosovës, raporti nënvizon se autoritetet vendore duhet të adresojnë në mënyrë më efektive fenomenin e kërkesave të pabazuara për azil. Në këtë kuadër, nga Kosova kërkohet të forcojë iniciativat në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së për monitorimin dhe frenimin e numrit të këtyre kërkesave të paraqitura nga qytetarët e saj.

Edhe pse pranohet se autoritetet kanë zhvilluar fushata të mira për ndërgjegjësimin e publikut, Komisioni Evropian kërkon që Prishtina zyrtare të vazhdojë këtë proces, me qëllim që qytetarët të informohen qartë për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga regjimi pa viza me Bashkimin Evropian.

Po ashtu, nga Kosova kërkohet të përshtasë listën e shteteve shtetasit e të cilave kanë nevojë për vizë për në BE, por jo edhe për në Kosovë, në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i regjimit dhe rreziku potencial për migracionin dhe sigurinë. Në momentin e liberalizimit, Kosova kishte marrëveshje pa viza me 19 vende, ndërsa ky numër është zvogëluar në 17.

Një tjetër kërkesë e adresuar autoriteteve vendore lidhet me masat për parandalimin e lëshimit të dokumenteve të identitetit dhe udhëtimit me identitete të rreme, si dhe me përmirësimin e kapaciteteve për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara. Sipas raportit të Komisionit Evropian, duhet të ruhet bashkëpunimi i vazhdueshëm me Interpolin për dokumentet e humbura dhe të vjedhura, si dhe të zbatohet plotësisht Ligji i ri dhe Udhëzimi Administrativ për Kartat e Identitetit, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme të dokumenteve.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times December 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Evropë

Kosova Times Kosova Times September 7, 2023
Smakaj protagonist në kampionatin kroat
Kosova e artë e shndërruar në bronz!
Kievi akuzon Moskën për dezinformata
Gjermania dhe Franca kryesojnë në donacionet për Moldavinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?