By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
February 3, 2026
Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?
February 3, 2026
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen
February 3, 2026
Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
February 3, 2026
Osmani udhëton në Emiratet Arabe, do të merr pjesë në Samitin Botëror
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shpallet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shpallet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së
Lajme

Shpallet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

Kosova Times
Last updated: 2025/12/22 at 4:02 PM
Kosova Times Published December 22, 2025
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sot ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, lidhur me padinë e iniciuar ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM). Përmes këtij vendimi, Gjykata e ka shpallur të paligjshëm vendimin e datës 17 janar 2025 për zgjedhjen e z. Besnik Berisha në pozitën e Kryetarit të KPM-së.

 

Sipas njoftimit të IKD-së, në aktgjykimin e Gjykatës Themelore, ndër të tjera, theksohet qartësisht se Gjykata nuk i ka pranuar pretendimet e KPM-së lidhur me pavarësinë kushtetuese dhe organizative të saj. Sipas Gjykatës, “pavarësia e institucioneve të pavarura kushtetuese nënkupton mbrojtje nga ndërhyrjet e jashtme në ushtrimin e funksioneve të tyre, por nuk nënkupton përjashtim nga detyrimi për të zbatuar ligjin”.

Përmes padisë, IKD kishte kërkuar shfuqizimin e ndryshimit të Rregullores së Punës së KPM-së, si dhe deklarimin e paligjshëm të vendimit të KPM-së për zgjedhjen e Kryetarit të saj. Kjo padi ishte fituar nga IKD fillimisht në Gjykatën Supreme, e cila kishte shpallur të paligjshëm ndryshimin e Rregullores së Punës së KPM-së. Vendimi i sotëm, i nxjerrë nga Gjykata e shkallës së parë, paraqet një sukses të rëndësishëm në mbrojtjen e ligjshmërisë në punën e KPM-së nga veprimet e kundërligjshme të vet këtij institucioni.

IKD  thotë se mirëpret këtë vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili, përmes aprovimit të padisë së iniciuar nga IKD, ka deklaruar të paligjshëm vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së. Ky vendim, sipas tyre pas atij të Gjykatës Supreme, paraqet një fitore të rëndësishme në mbrojtjen e ligjshmërisë në punën e KPM-së.

“IKD, ashtu siç ka avokuar vazhdimisht për mbrojtjen e pavarësisë së KPM-së nga ndërhyrjet e jashtme, vazhdon të avokojë edhe për mbrojtjen e ligjshmërisë së brendshme të këtij institucioni, e cila nuk u respektua në rastin konkret. Veprimet e KPM-së kanë cenuar ligjshmërinë dhe besimin e publikut ndaj këtij institucioni të pavarur kushtetues. Kjo ligjshmëri u mbrojt nga Gjykata përmes vendimeve që shpallën të paligjshme vendimet e marra nga vet KPM-ja”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë

Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen

Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë

Osmani udhëton në Emiratet Arabe, do të merr pjesë në Samitin Botëror

Osmani kujton masakrën e Mitrovicës: Krim i hapur kundër njerëzimit

Kosova Times December 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira, reshje të lehta në lindje
Prokuroria: Aksioni për bastisjen e zyreve paralele nuk u autorizua nga ne
Rusia dëbon një diplomat britanik
Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?