Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në komunë e Mitrovicës premtoi investime në Trepçë, rritje pagash e pensionesh dhe investime ne infrastrukturë.

“LDK e ka të qartë, Trepça duhet të kthehet me investime masive. Përveç Trepçës punëtorët afaristët përballen me pasiguri. Mitrovica nuk ka infrastrukturë dhe lidhje me qendrat tjera. Për ne rruga e kamotshme Prishtinë – Mitrovicë, pa ndalesa, pa copëza duhet të jetë projekt që do ta përfundojmë brenda vitit të parë të qeverisjes sonë”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se programi i LDK-së, është programi më i mirë qeverisës, pasi sipas tij parasheh mbështetje për çdo qytetar që nga lindja deri në pleqëri.

“Prandaj ne duhet të investojmë në rijnë, rininë e Mitrovicës, forcë që duhet riaktivizuar. Të moshuarit tonë me pensione të ulëta e pasiguri. Në këtë moment Kosova dhe Mitrovica ka nevojë për rikthim të shtetit funksional. Në qendër të këtij programi familja, investimet në familje, Ministrinë e Familjes. Nga lindja deri te punësimi. Për çdo të porsalindur shteti do të ndanë 200 euro në muaj, për çdo fëmijë qe lind në Kosovë. Për çdo fëmijë nga 1 deri në 16 shteti do të ndajë nga 50 euro me mundësi rritjesh sipas performancës. Rritje pagash për mësues pagat tuaja qe në fillim 1000 euro. Një çift në arsim 2000 euro në muaj. U flas policëve, ushtarëve e zjarr, pagat do të bëhen 900 euro në muaj. Ti trajtosh pensionistët nuk është lëmoshë. Ju zotohem që pensionet e pensionistëve do të rriten 100% Plani kombëtar për punësim të garantuar për çdo të diplomuar, me pagë 500 euro në muaj për muajt e parë. Program të trajnimit nga sektori i teknologjisë, energjetike e deri tek zanati më i thjeshtë. Mbështetje kapitale dhe financiare”, tha ai.

Abdixhiku në Mitrovicë premtoi edhe Qendër klinike, investim dhe projektim i gazifikimit nga Hani i Elezit në Mitrovicë, dhe mbi 5 miliardë euro investime kapitale.