Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në pritjen tradicionale për festat e fundvitit të organizuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe zonja e tij, Jeanette Rubio.
Dugolli ka shkruar se është i nderuar që është bashkuar në një pritje të tillë festive dhe se është falënderues për mikpritjen e ngrohtë.
“I nderuar të bashkohem me sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe zonjën Jeanette Rubio për një pritje të mrekullueshme festive. Jam mirënjohës për mirëpritjen e ngrohtë dhe mikpritjen bujare, si dhe për mundësinë për të shkëmbyer urime për Krishtlindje dhe Vit të Ri”, ka shkruar Dugolli.





