Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e Presidencës së Kosovës nxënësit e shkollës “Dardania” në Prishtinë, me të cilët ka stolisur bredhin për festat e fundvitit.
“Bashkë me të vegjlit e jashtëzakonshëm të Shkollës “Dardania” në Prishtinë, stolisëm bredhat e Presidencës me shumë buzëqeshje, ngjyra dhe gëzim”, ka shkruar ajo.
Osmani në postimin e saj në facebook ka bashkëngjitur edhe një video në të cilën shihen pamje me fëmijët dhe momentet gazmore.




