By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fati i të zhdukurve, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave
December 27, 2025
Kurti: Fitore mbi 50% e nevojshme për qeverisje të shpejtë dhe stabile
December 27, 2025
KEK sqaron keqkuptimin për ndërprerjet e energjisë elektrike
December 27, 2025
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%
December 27, 2025
Gjykimet në mungesë rrisin aktakuzat për krime lufte
December 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DnV: Fushatë zgjedhore konkurruese, por e përqendruar tek liderët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DnV: Fushatë zgjedhore konkurruese, por e përqendruar tek liderët
Lajme

DnV: Fushatë zgjedhore konkurruese, por e përqendruar tek liderët

Kosova Times
Last updated: 2025/12/27 at 9:33 PM
Kosova Times Published December 27, 2025
Share
SHARE

Në prag të përmbylljes së fushatës zyrtare zgjedhore, Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar sot një vlerësim analitik me gjetjet kryesore nga vëzhgimi i saj në terren, duke ofruar një pasqyrë të mënyrës se si është zhvilluar fushata, mesazhet e komunikuara dhe niveli i gjithëpërfshirjes së qytetarëve.

 

Drejtuesi i DnV-së, Ismet Kryeziu, tha se fushata në përgjithësi është zhvilluar në një ambient të qetë dhe pa incidente serioze të sigurisë, me konkurrencë politike aktive dhe pjesëmarrje qytetare në të gjithë vendin. Megjithatë, sipas tij, janë evidentuar disa prirje dhe sfida që kanë ndikuar në cilësinë e procesit.

Sipas vëzhgimit, entuziazmi qytetar ka qenë i zbehtë. Pjesëmarrja në aktivitetet e fushatës ka variuar ndjeshëm mes subjekteve politike, ndërsa shumica e aktiviteteve janë zhvilluar në ambiente të mbyllura dhe kryesisht në qendra urbane dhe komuna me peshë të madhe elektorale. Komunat më të vogla kanë qenë dukshëm më pak të përfshira.

DnV vëren se fushata ka qenë e personalizuar dhe e centralizuar, me dominim të liderëve partiakë dhe kandidatëve për kryeministër, ndërsa kandidatët për deputetë kanë pasur rol dytësor. Ky personalizim, sipas raportit, ka kufizuar paraqitjen e ofertave programore nga kandidatët.

Sfida serioze mbeten përfaqësimi dhe gjithëpërfshirja. Gratë kanë qenë të nënpërfaqësuara si folëse në aktivitete, ndërsa përfaqësimi i tyre në lista është mbajtur kryesisht në minimumin ligjor prej 30%. Të rinjtë, ndonëse aktivë në mobilizim dhe logjistikë, kanë pasur hapësirë të kufizuar në role vendimmarrëse, ndërsa personat me aftësi të kufizuara kanë qenë pothuajse të padukshëm gjatë fushatës.

Diskursi politik është përqendruar kryesisht në çështje ekonomike, sociale dhe të sigurisë, si punësimi, pagat, mirëqenia sociale, arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe anëtarësimi në NATO. Toni i fushatës ka qenë kryesisht i moderuar, me pak raste të izoluara të gjuhës fyese apo polarizuese.

Sa i përket komunikimit politik, rrjetet sociale dhe mediat tradicionale kanë qenë platformat kryesore, duke rritur shtrirjen e mesazheve, por edhe rrezikun e dezinformimit dhe thjeshtimit të debatit politik.

DnV ka ngritur shqetësim për pabarazinë e garës, duke vlerësuar se shfrytëzimi i resurseve publike për përfitime elektorale, përfshirë vendimin për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët pak ditë para zgjedhjeve, cenon integritetin zgjedhor dhe besimin publik.

Trupat menaxhuese zgjedhore janë vlerësuar si përgjithësisht të rregullta dhe më transparente, ndërsa PZAP ka pasur rol kyç në ruajtjen e integritetit të procesit, me gjithsej 20 ankesa të dorëzuara deri më tani, nga të cilat janë marrë shtatë vendime.

Pas paralajmërimeve për ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike ditën e zgjedhjeve, DnV u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin të gjitha masat për të mos cenuar procesin.

Në Ditën e Zgjedhjeve, DnV do të angazhojë rreth 600 vëzhgues dhe do të komunikojë gjetjet nga terreni përmes katër konferencave për media. Procesi do të vëzhgohet edhe përmes metodës PVT, e cila mundëson vlerësim statistikor të votimit dhe numërimit në nivel vendi.

You Might Also Like

Fati i të zhdukurve, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave

Kurti: Fitore mbi 50% e nevojshme për qeverisje të shpejtë dhe stabile

KEK sqaron keqkuptimin për ndërprerjet e energjisë elektrike

Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Gjykimet në mungesë rrisin aktakuzat për krime lufte

Kosova Times December 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Zgjedhjet lokale diagnozë e saktë e fuqisë së partive politike për zgjedhjet e reja parlamentare

Kosova Times Kosova Times November 9, 2025
Hyseni vlerëson rolin e bashkatdhetarëve
Një ish-agjent i CIA-s drogoi dhjetëra gra dhe i fotografoi të zhveshura. Ai u dënua me 30 vjet
Mandl reagon ndaj koreografisë skandaloze të tifozëve në Serbi
Suedia përmbush kërkesat e Turqisë për anëtarësim në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?