By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
Ballina 1Lajme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times
Last updated: 2025/12/31 at 7:07 PM
Kosova Times Published December 31, 2025
Share
SHARE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nga ambasada, përmes një postimi në Facebook, zyrtarë të ambasadës, kanë folur për bashkëpunimet që janë zhvilluar gjatë këtij viti mes dy vendeve.

 

Për këtë, zyrtarja e informacionit në ambasadë, Lindsay Jagla, ka deklaruar se në gjithë vendin ata kanë parë bashkëpunim dhe përkushtim për një të ardhme të begatë.

‘’Ndërsa po e përmbyllim vitin 2025, komuniteti i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dëshiron të shprehë mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj popullit të Kosovës për partneritetin dhe miqësinë tuaj të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara. Në mbarë vendin pamë bashkëpunim, përkushtim dhe një dëshirë të përbashkët për një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt’’, është shprehur ajo.

Zyrtari për çështje të ekonomisë, Micah Savige, është deklaruar për bashkëpunimet që janë bërë në rrafshin ekonomik, duke theksuar se gjatë vitit kanë parë se kur bizneset bashkëpunojnë me SHBA’të, ato zgjedhin inovacion, cilësi dhe besueshmëri.

‘’Pamë përsosmërinë amerikane në veprim përmes bashkëpunimit tonë ekonomik. Nga ndërmarrësit kosovarë që krijuan lidhje të reja me kompani amerikane në Samitin SelectUSA, deri te suksesi i markave amerikane si RcCola, Popeyes, Firehouse Subs, Volt dhe Apple Pay. Bashkëpunimi ynë ka ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat të Kosovës dhe në zgjerimin e mundësive. Këto partneritete janë një kujtesë se kur bizneset në Kosovë bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara, ato zgjedhin inovacionin, cilësinë dhe besueshmërinë. Me padurim presim të mbështesim edhe më shumë lidhje të tilla në të ardhmen’’, ka thënë ai.

Edhe drejtori i INL, Kevin Miles, ka thënë se gjatë vitit janë ndërmarrë hapa domethënës, për t’i bërë të dy vendet më të sigurta.

‘’Ne ndërmorëm hapa domethënës për ta bërë më të sigurt të dy vendet tona. Duke punuar krah për krah me institucionet e sigurisë së Kosovës në operacione ekstradimi, siguri kibernetike, luftimin e organizatave kriminale transnacionale dhe drogave sintetike, arritëm përparim konkret drejt qëllimeve tona të përbashkëta të sigurisë’’, ka deklaruar ai.

Nga grupi ushtarak i SHBA’së, David Venez, është thënë se Kosova ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë këtij viti.

‘’Kosova gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm këtë vit duke pritur ushtrimin e përbashkët Defender 25 dhe duke marrë pjesë në një rotacion të Qendrës së Trajnimit për Gatishmëri të Përbashkët me Gardën Kombëtare të Iowas, duke treguar profesionalizmin e institucioneve të saj të sigurisë’’, ka theksuar Venez.

Ndërsa Bridget Trazoff Zëvendësshefe e Seksionit Politik-Ekonomik dhe Politik, ka theksuar se gjatë 2025, janë mirëpritur shumë vizitorë të rëndësishëm.

‘’Mirëpritëm vizitorë të rëndësishëm, përfshirë zyrtarin tonë të lartë të byrosë, Brendan Hanrahan, i cili përjetoi mikpritjen e Kosovës, vizitoi vende të bukura lokale dhe zhvilloi takime konstruktive me udhëheqës nga sektorë të ndryshëm’’, ka deklaruar ajo.

Zyrtarja për çështje publike, Wylita Bell, është shprehur krenare që së bashku kanë festuar ditën e pavarësisë së SHBA’ve.

‘’Ishim krenarë të festonim me ju Ditën e Pavarësisë së SHBA-së këtë vit, duke mirëpritur 1,000 mysafirë në ambasadë, duke ndarë një shfaqje spektakolare fishekzjarresh dhe duke shijuar së bashku një mbrëmje të paharrueshme. Viti i ardhshëm do të jetë edhe më i veçantë, pasi do të shënojmë 250-vjetorin e Amerikës’’, ka thënë ajo.

Në fund, vetë e ngarkuara me punë e SHBA’ve në Kosovë, Anu Prattipati, ka uruar vitin e ri për të gjithë qytetarët e Kosovës

‘’Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, ju urojmë një Vit të Ri të qetë dhe të begatë. Gëzuar Festat dhe Gëzuar Vitin e Ri!’’, ka thënë ajo.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit, shpreh mirënjohje

Kosova Times December 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Macron: Do të sigurohemi që çdo hap i marrëveshjes për normalizim do të përmbushet

Kosova Times Kosova Times April 8, 2024
ShBA dhe BE: Duhet bashkëpunim për të luftuar dezinformimin nga vendet keqdashëse
Katari mposht Uzbekistanin dhe kalon në gjysmëfinale
Jep dorëheqje u.d. drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu
Kosova U-22 e jashtëzakonshme, siguron finalen e madhe të Ballkanikut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?