By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump kërcënon kryeministrin kanadez: “Bëje këtë dhe unë do të vendos tarifa 100 për qind!”
January 24, 2026
Përmbyllet rinumërimi në 22 komuna
January 24, 2026
Partia për Veprim Demokratik publikon dokumentin që u votua në Kongres
January 24, 2026
Policia gjen sërish armë e eksploziv në veri
January 24, 2026
Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim të votave
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi nderon Dacin, njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi nderon Dacin, njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë
Ballina 1Lajme

Kuvendi nderon Dacin, njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/02 at 3:53 PM
Kosova Times Published January 2, 2026
Share
SHARE

Pas homazheve në hollin e Kuvendit të Kosovës, në sallën plenare po mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, akademikut Nexhat Daci.

 

Familjarë, aktorë politikë dhe përfaqësues të institucioneve janë mbledhur për të nderuar jetën dhe veprën e tij, para se ta përcjellin për në banesën e tij të fundit.

Presidentja Vjosa Osmani tha se sot nuk po i jepet lamtumira vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë, dijes dhe përgjegjësisë.

“Jemi mbledhur për t’ia dhënë lamtumirën akademik Nexhat Dacit, burrështetas, intelektual i shquar. Ai i shërbeu Kosovës si kryetar i Kuvendit, ushtrues detyre i Presidentit, akademik dhe deputet, duke lënë gjurmë të pashlyeshme. Në periudha të vështira, ai u rreshtua në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, duke qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës. Si kryetar Kuvendi, ai kuptonte se demokracia nuk është vetëm procedurë, por edhe kulturë. Ai besonte në dialog, ligj dhe argument. Nuk pranoi kurrë kompromise në dëm të Kosovës. Nexhat Daci nuk ishte vetëm burrështetas, por edhe një njeri i dijes,” tha Osmani.

Kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha, e kujtoi Dacin si një personalitet të rrallë, i cili kontribuoi në themelimin e standardeve më të larta universitare dhe shkencore dhe dha kontribut jetik në vitet e para pas luftës.

“Në emër të Kuvendit jemi mbledhur për të nderuar jetën dhe veprën e Nexhat Dacit. Ai ishte shembull i intelektualit që e kuptoi arsimin dhe shkencën si mjet thelbësor të emancipimit shoqëror. Maturia dhe pjekuria e tij politike ndihmuan në tejkalimin e sfidave të para pas luftës,” shtoi Basha.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmKryeministri në detyrë, Albin Kurti, kujtoi kontributin e Dacit në themelimin e institucioneve të Kosovës së re:

“Në ditën e dytë të këtij viti të ri, vdekja e profesor Nexhat Dacit, ish-kryetar i Kuvendit, na ka bërë bashkë. Ai vdiq më 1 janar 2026, në moshën 81 vjeçare. Gjatë gjithë paradites shumë njerëz kanë bërë homazhe para se të mblidhemi në këtë akademi. Karriera e tij politike është e lidhur ngushtë me këtë institucion. Në Kosovën që sapo ishte çliruar, ai e drejtoi diskutimin në Kuvend dhe dha shembullin se si duhej të zhvillohej puna parlamentare. Si deputet, më 17 shkurt 2008, ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë. Përtej angazhimit politik, Nexhat Daci kishte hyrë në jetën politike nga bota akademike.”

You Might Also Like

Përmbyllet rinumërimi në 22 komuna

Partia për Veprim Demokratik publikon dokumentin që u votua në Kongres

Policia gjen sërish armë e eksploziv në veri

Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim të votave

Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet bashkëpunimi

Kosova Times January 2, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Kosova Times Kosova Times August 9, 2025
Ndërmarrja `Trepça` eksporton mbi 200 tonë koncentrat plumbi
Sfida e radhës e Dardanëve, Kosova përballet me Gjeorgjinë
Sot mot i vranët e me riga shiu
Ministri i AI i Kinës është zhdukur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?