By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti i pari, Konjufca i dyti, renditja e liderëve më të votuar ndër vite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti i pari, Konjufca i dyti, renditja e liderëve më të votuar ndër vite
Ballina 1Lajme

Kurti i pari, Konjufca i dyti, renditja e liderëve më të votuar ndër vite

Kosova Times
Last updated: 2026/01/05 at 10:44 PM
Kosova Times Published January 5, 2026
Share
SHARE

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, është personi më i votuar në historikun e zgjedhjeve në Kosovë, me 385 mijë e 692 vota, sipas tabelës së përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në minutat e fundit.

 

Lideri i LVV-së ka arritur ta thyejë rekordin e tij të vendosur në shkurt të vitit 2025, kur vendi mbajti zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe ai kishte grumbulluar 337.791 vota. Edhe atëherë, Kurti kishte thyer rekordin që e mbante Vjosa Osmani, e cila si politikane kryesonte listën garuese të LVV-së në zgjedhjet e vitit 2021, kur Kurti nuk kishte arritur të certifikohej për atë garë zgjedhore nga KQZ-ja.

Rekordin e Vjosa Osmanit të vitit 2021, në këto zgjedhje e ka thyer edhe i dyti në listën e Vetëvendosjes, njëherësh nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca.

Sipas rezultateve të përditësuara së fundmi nga KQZ-ja, Konjufca ka arritur t’i fitojë 302.724 vota, duke u bërë personi i dytë më i votuar në vend.

I treti në radhë në këto zgjedhje është lideri i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka fituar 158.413 vota, rreth 60 mijë më shumë se ish-lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili në zgjedhjet e shkurtit kishte marrë gjithsej 98.415 vota.

Pak mbi 86 mijë vota ka marrë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gati përgjysmë më pak se në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, kur kishte fituar mbi 146 mijë vota.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në këto zgjedhje ka arritur t’i fitojë 42.069 vota, rreth 3 mijë më pak se sa kishte marrë në garën e shkurtit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, edhe në vitin 2019, kur vendi mbajti zgjedhjet parlamentare, dy personat më të votuar ishin Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila atëbotë ishte e nominuara e LDK-së për kryeministre. Kurti kishte mbledhur 183.952 vota, ndërsa Osmani 176.016 vota.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2017, politikani më i votuar ishte Albin Kurti me 143.621 vota, i pasuar nga lideri i atëhershëm i PDK-së, Kadri Veseli, me 129.947 vota.

Ndërkohë, ish-presidenti Hashim Thaçi kishte mbajtur rekordin e personit më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e viteve 2010 dhe 2014. Në zgjedhjet e vitit 2014, Thaçi kishte fituar 166.422 vota, ndërsa në vitin 2010 160.850 vota, duke u renditur i pari ndër liderët e asaj kohe.

Ndërsa ish presidneti, Ibrahim Rugova që drejtonte LDK-në kishte fituar 359 mijë e 851 në vitin 2001, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2004, sërish si partia e parë kishte fituar 313 mijë e 437.

Dhjetor 2025, Albin Kurti- 385, 692 vota
Dhjetor 2025, Glauk Konjufca- 302,724
Dhjetor 2025, Bedri Hamza- 158, 413 vota
Dhjetor 2025, Lumir Abdixhiku-86, 178 vota
Dhjetor 2025, Ramush Haradinaj- 42, 690 vota

 

Shkurt 2025, Albin Kurti- 337.791 vota
Shkurt 2025, Glauk Konjufca -264,407 vota
Shkurt 2025, Lumir Abdixhiku- 146, 401 vota
Shkurt 2025, Memli Krasniqi-98,415 vota
Shkurt 2025, Ramush Haradinaj- 44,996 vota

 

Shkurt 2021, Vjosa Osmani- 300,756 vota
Shkurt 2021, Enver Hoxhaj- 100,468 vota
Shkurt 2021, Avdullah Hoti- 69,468 vota
Shkurt 2021, Ramush Haradinaj- 41,371

 

Tetor 2019, Albin Kurti- 183,952 vota
Tetor 2019, Vjosa Osmani- 176,016 vota
Tetor 2019, Kadri Veseli- 145,881 vota
Tetor 2019, Ramush Haradinaj- 76,163 vota
Tetor 2019, Fatmir Limaj- 25, 918 vota
Qershor 2017, Albin Kurti- 143,621 vota
Qershor 2017, Kadri Veseli- 129,947 vota
Qershor 2017, Avdullah Hoti- 115,693
Qershor 2017, Ramush Haradinaj- 102,127 vota
Qershor 2017, Fatmir Limaj- 31,431 vota

 

Qershor 2014, Hashim Thaçi- 166,422 vota
Qershor 2014, Isa Mustafa- 121,059 vota
Qershor 2014, Albin Kurti- 63,602 vota
Qershor 2014, Ramush Haradinaj- 50,388 vota
Qershor 2014, Fatmir Limaj- 26,789 vota

Dhjetor 2010, Hashim Thaçi- 160,850 vota
Dhjetor 2010, Albin Kurti -58,467 vota
Dhjetor 2010, Ramush Haradinaj- 54,713 vota

 

Nëntor 2007, Hashim Thaçi- 105, 378 vota
Nëntor 2007,Fatmir Sejdiu – 66, 633 vota
Nëntor 2007, Ramush Haradinaj- 34, 748 vota
Nëntor 2007, Behgjet Pacolli- 31,146 vota
Tetor 2004, LDK- 313, 437, vota
Tetor 2004, PDK-199,112 vota
Tetor 2004, AAK, 57,931 vota
Tetor 2002, Ora- 43, 017 vota

 

Nëntor 2001, LDK- 359,851 vota
Nëntor2001, PDK- 202, 622
Nëntor 2001, AAK -61, 688 vota

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times January 5, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë

Kosova Times Kosova Times December 31, 2025
Austria shkatërron një grup terrorist, udhëhiqej nga 20 vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut
Ukraina thotë se Rusia ia ka kthyer mbi 500 ushtarë të vrarë
Automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut del nga rruga në Shtërpcë, vdes një grua dhe lëndohen tre të tjerë
Aksident mes trenit e veturës në Prishtinë, dy të lënduar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?