Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjetin social Facebook, Komuna ka bërë të ditur se procesi mësimor do të shtyhet deri më 14 janar 2026.

“Njoftim për nxënës dhe mësimdhënës: Mësimi në shkollat e Komunës së Malishevës shtyhet deri më 14 janar 2026”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë si pasojë e reshjeve të fundit gjatë vikendit, të cilat kanë rënduar situatën në terren në të gjithë territorin e komunës dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugë dhe infrastrukturën rrugore.

“Duke u bazuar në reshjet e fundit gjatë vikendit, të cilat kanë rënduar situatën në terren përgjatë gjithë komunës sonë dhe kanë dëmtuar shumë rrugë dhe infrastrukturën rrugore, ju njoftojmë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 do të bëhet më datën 14 janar 2026”, thuhet tutje në njoftim.