Gjatë ditës, sipas Meteo Ballkan, nuk përjashtohen reshje të izoluara bore, ndërsa reshjet më të theksuara parashikohen gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht në sasi të pakta.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme. Vlerat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 1°C. Gjatë orëve të pasdites pritet rënie e mëtejshme e temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 47 km/h.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, dita e diel do të karakterizohet nga erëra të ftohta veriore dhe ulje të temperaturave. Megjithatë, do të ketë intervale kohore me diell, si dhe vende-vende reshje të pakta bore. Në orët e mbrëmjes pritet acar i fortë.

E hëna do të jetë një ditë shumë e ftohtë, me temperatura që në pjesën më të madhe të rajonit nuk do të kalojnë në vlera pozitive, përjashtimisht në disa zona mesdhetare të Shqipërisë.