Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se nga tash e tutje uji i qezmës është i pijshëm.
“Bazuar në këto rezultate, uji është i sigurt dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim për pije dhe përdorim shtëpiak”, njofton KRU ‘Mitrovica’.
Për disa ditë rresht, në rajonin e Mitrovicës fillimisht ka munguar uji në tërësi, e pastaj ka qenë i përdorshëm vetëm për aspektin higjienik dhe jo për ujë të pijes.



