Me 8 vota pro dhe 7 kundër, Leonard Llolluni i AAK-së është zgjedhur Kryesues i Asamblesë Komunale të Junikut.
Kështu, LDK-ja, ndonëse fituese e zgjedhjeve për kryetar komune, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për kryesues.
Për Llollunin kanë votuar 6 asambleistë nga radhët e AAK-së dhe dy nga VV-ja.




