“Ne jemi të varur nga mundësitë e KEK-ut për tu furnizuar me energji termike. Për pasojë gjatë ditës se djeshme ka renë nga sistemi Blloku 1 i cili nuk është në funksion të operimit dhe si rrjedhoje ne jemi duke marrë energji termike me kapacitete të limituara që është 50 për qind me pak. Kjo ka ndikuar në përkeqësimin e  furnizimit me ngrohje për qytetarët sidomos të pikat me të larta të rrjetit të ngrohjes, siç është lagia: Mati 1 dhe Bregu i Diellit, ku është vërejtur një përkeqësim i dukshëm i ngrohjes. Paralajmërimet nga KEK-u i kemi që brenda 48 orëve do të rikthehet ne funksion blloku B1, dhe të vazhdojmë furnizimin e rregullt me ngrohje për qytetarët.”,  tha Uka.