By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Abdixhiku ofron dorëheqjen nga kryesia e LDK-së
January 14, 2026
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 protestues
January 14, 2026
Osmani takohet me Walker: Kujtesa e Reçakut mbetet e gjallë
January 14, 2026
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën
January 14, 2026
Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë, temë edhe integrimi evropian
January 14, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Takimi me Sorensenin, Kurti shpreh gatishmërinë për dialog konstruktiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Takimi me Sorensenin, Kurti shpreh gatishmërinë për dialog konstruktiv
Lajme

Takimi me Sorensenin, Kurti shpreh gatishmërinë për dialog konstruktiv

Kosova Times
Last updated: 2026/01/14 at 6:49 PM
Kosova Times Published January 14, 2026
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

 

Një gjë të tillë Kurti e ka theksuar në takimin që sot ka pasur me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë pas këtij takimi.

Tutje theksohet se ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog.

“Sa i përket palës tjetër në dialog, kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se Kurti ka theksuar rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara.

Sipas komunikatës, kryeministri në detyrë nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme.

You Might Also Like

Abdixhiku ofron dorëheqjen nga kryesia e LDK-së

Osmani takohet me Walker: Kujtesa e Reçakut mbetet e gjallë

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë, temë edhe integrimi evropian

PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron komision hetimor

Kosova Times January 14, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Zelensky kërkon që bota të dënojë “shtetin terrorist” rus
Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Presidenti i Francës njoftoi vendimin për rritjen e buxhetit të mbrojtjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?