By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i tmerrshëm në një tunel në Austri, zjarrfikësit publikojnë fotot. Kroat i vrarë
January 15, 2026
Bloomberg: Amerika po tërhiqet nga sulmi ndaj Iranit pas premtimeve
January 15, 2026
Një burrë afgan përdhunoi një grua në Suedi, e hodhi në një pus. Atij iu dha e drejta për të “dalë në qytet”
January 15, 2026
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit serb në Kosovë
January 15, 2026
Gërvalla: Reçaku mbetet kujtim dhe zotim për drejtësi
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aksion kundër narkotikëve: Katër të arrestuar, konfiskohen mbi 25 mijë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aksion kundër narkotikëve: Katër të arrestuar, konfiskohen mbi 25 mijë euro
Lajme

Aksion kundër narkotikëve: Katër të arrestuar, konfiskohen mbi 25 mijë euro

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 12:02 PM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), ka realizuar dy operacione të ndara policore, të koduara “Pinku” dhe “Dora e Kapur”, si rezultat i të cilave janë arrestuar katër persona të dyshuar, ndërsa janë konfiskuar mbi 25 mijë euro para kesh, armë, automjete dhe sasi të konsiderueshme narkotikësh.

 

Sipas njoftimit të policisë në rastin e parë hetuesit e DHTN-së pas një pune operativo-hetimore në terren në lidhje me rastin e koduar “Pinku” më datë 14.01.2026 rreth orës 15:20 në rr. ”Xhemajl Mustafa“ në Fushë Kosovë, kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin, i cili ishe me veturën e tij, ku është ndaluar dhe arrestuar ne flagrancë duke bërë  shitblerje  të substancave narkotike të dyshuarit tjetër.

“Gjatë kontrollit të personit të parë janë gjetur 2 qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë : 2 gram, ndërsa gjatë kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur : 9 qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gram , 8 qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gram , para te gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona celular”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe në konsultim me te është kryer bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit të parë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë; Një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 15.8 gram; 79 copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gram; Një sasi e narkotikut të dyshuar të llojit kokainë ngjyrë e kuqe me peshë 2.6 gram; Një sasi e narkotikut të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 322.9 gram; Dy peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla dhe qese najloni të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Ndërkaq, në rastin e dytë, po ashtu me 14 janar, DHTN, përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë ka realizuar operacionin e koduar“Dora e Kapur”.

Gjatë operacionit, në rrugën“Imzot Nikprelaj”, është kapur në flagrancë i dyshuari të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuanë.

“Në vijim, është bastisur banesa e të dyshuarit të parë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Substancë narkotike e dyshuar për heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë), një pushkë gjuetie me 9 fishekë, Para të gatshme rreth 25,160 euro; Një veturë;  Një peshore;  Dy telefona mobil si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale’, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thekson se DHTN do të vazhdojë me përkushtim luftimin e trafikimit me narkotik dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale.

You Might Also Like

Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit serb në Kosovë

Gërvalla: Reçaku mbetet kujtim dhe zotim për drejtësi

“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrën e Reçakut

Prishtinë, shqiptohen 344 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik

Osmani: Reçaku, dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot në Prishtinë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor

Kosova Times Kosova Times October 25, 2022
Kurti përgëzon Rushitin, shpreh gatishmërinë për mbështetje
Sportistët e Ukrainës gjejnë mikpritje e kurajë në Kosovë
Ukraina do t’i japë SHBA-së një listë të objektivave për sulmet ndaj Rusisë
Mirel: Kosova të dëgjojë kërkesat e aleatëve, rrezikon të ardhmen evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?