By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’
January 21, 2026
Supë me kungull dhe portokall
January 21, 2026
Mish viçi me kungull në tavë
January 21, 2026
Supë peshku me perime dhe shafran nga Kozani
January 21, 2026
Supë panxhari me kumbulla të thata dhe lëng portokalli
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy dekada pa Rugovën, Sejdiu flet për testamentin e tij politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy dekada pa Rugovën, Sejdiu flet për testamentin e tij politik
Lajme

Dy dekada pa Rugovën, Sejdiu flet për testamentin e tij politik

Kosova Times
Last updated: 2026/01/21 at 11:21 AM
Kosova Times Published January 21, 2026
Share
SHARE

Sot shënohet 20-vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës dhe një figure kyçe të historisë moderne të vendit. Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, në një intervistë për Radio Kosovën, e përshkruan Rugovën si një personalitet që i dha kuptim kohës së tij. Trashëgimia e Rugovës vazhdon të frymëzojë paqe, dialog dhe një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën.

 

Ibrahim Rugova, ish-president i Kosovës dhe figurë qendrore e historisë moderne të vendit, njihet për përkushtimin e tij ndaj rezistencës paqësore dhe përpjekjeve për pavarësinë e Kosovës. Kështu shprehet ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të vdekjes së Rugovës, e përshkruan atë si një personalitet të jashtëzakonshëm, i njohur për karakterin e fortë, durimin dhe guximin e tij.

“Ibrahim Rugova ishte një personalitet që e solli koha dhe që i dha kohës kuptimin e vet. Gjithmonë kam thënë se ai u dallua për karakterin e tij të veçantë, për ngritjen e lartë profesionale, durimin e rrallë dhe guximin për të thënë fjalën e duhur në momentin kur ajo ishte më e nevojshme. Fjala e tij ishte e domosdoshme për qytetarët e vendit, për vetë Kosovën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Rugova hapi disa fronte paralele veprimi, të lidhura ngushtë me fatin politik dhe historik që duhej të kishte Kosova, duke ndërtuar një vizion të qartë për të ardhmen e saj”, deklaroi ai.

Rugova udhëhoqi shqiptarët e Kosovës në një nga periudhat më të vështira historike, duke zgjedhur rrugën e durimit, dialogut dhe diplomacisë ndërkombëtare. Përmes këtij vizioni, ai arriti ta vendosë çështjen e Kosovës në agjendën e fuqive botërore dhe të ndërtojë aleanca vendimtare për të ardhmen e vendit, thotë ish-presidenti Fatmir Sejdiu në intervistën për Radio Kosovën. Megjithatë, sipas Sejdiut, gjatë viteve 1997–1998 mbi Kosovën kishte trysni edhe nga faktori ndërkombëtar.

“Ka qenë një trysni edhe nga faktori ndërkombëtar. Ishte koha e viteve 1997–1998, periudha para konfliktit të madh, kur nga qarqe të caktuara ofroheshin variante të paparashikueshme për Kosovën. Kosova nuk ka hequr dorë asnjëherë nga pavarësia, dhe kjo ishte boshti i konceptit të tij politik dhe filozofik. Kjo ka bërë që qytetarët e Kosovës t’i besonin atij”, tha ai.

Duke folur për figurën unifikuese të Rugovës, Fatmir Sejdiu thotë se testamenti dhe bagazhi i tij politik e intelektual tejkalojnë politikat ditore.

“Presidenti Rugova ka lënë një testament dhe një bagazh të veçantë, i cili duhet të studiohet vazhdimisht. Në këtë rrafsh, është e nevojshme të kuptohet se ai bagazh është pjesë e asaj që ai përfaqëson dhe nuk lidhet me manifestime të herëpashershme apo me ata që e konsiderojnë veten trashëgimtarë të politikës së tij”, deklaroi Sejdiu.

Ibrahim Rugova la pas një testament politik të qartë dhe të qëndrueshëm. Ai besonte fuqimisht në rrugën e paqes dhe rezistencës paqësore, në ndërtimin e institucioneve të forta dhe në aspiratat për pavarësi dhe sovranitet të Kosovës.

Sipas ish-presidentit Sejdiu, orientimi i Rugovës drejt komunitetit ndërkombëtar dhe besimi i qytetarëve në vizionin e tij mbeten pjesë e trashëgimisë së tij të paharrueshme.

You Might Also Like

Kurti foli për realitetin e ri në rajon: “Serbia e kupton më mirë se kurrë se ne jemi shtet”

Reshje bore në Shqipëri, Policia apelon për kujdes në rrugë

Basha: Rugova e udhëhoqi popullin në kohëra të vështira

Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën

Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Kosova Times January 21, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Teknologji

Zhgënjimi me ligjet e Kalifornisë, Musk do të zhvendosë selitë e kompanive SpaceX dhe X

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Mourinho: Vinicius duhet të largohej me karton të kuq!
Pas rastit të parë të importuar, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga virusi MPOX
Oda Amerikane përshëndet marrëveshjen për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
E djathta e re ekstreme në Rusi – pse Kremlini po e lejon atë të rritet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?