By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë domethënës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë domethënës
Ballina 1Lajme

Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë domethënës

Kosova Times
Last updated: 2026/01/21 at 4:44 PM
Kosova Times Published January 21, 2026
Share
SHARE

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë domethënës për shkak të përvojës në ndërtimin e paqes. Osmani në një deklarim para gazetarëve tha se Kosova është një prej sukseseve më të mëdha amerikane.

 

“Kontributi i Republikës së Kosovës do të jetë domethënës për shkak të përvojës tonë në ndërtimin e paqes. Kosova është një prej sukseseve më të mëdha amerikane, një prej sukseseve më të mëdha të aleancës euroatlantike, pikërisht në ndërtimin e paqes,  dhe besojmë që kemi çka të ofrojmë në aspektin e përvojës, në aspektin e perspektivës dhe në aspektin e vizionit në një iniciativë të tillë”, deklaroi e para e shtetit.

Tutje Osmani u shpreh se është shumë me rëndësi  që Kosova në këtë organizatë ndërkombëtare do të jetë e barabartë me të gjitha shtetet tjera dhe është ftuar  pikërisht nga themeluesja, e udhëheqësja e kësaj organizate, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pra është një e arritur e jashtëzakonshme në kontekst të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe fuqizimit të aleancës tonë me SHBA”, deklaroi Osmani.

Sot, presidentja Osmani ka publikuar ftesën që i ka përcjellë asaj presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike”, shkroi Osmani kur tregoi për ftesën e Trumpit

You Might Also Like

Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë

IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj

Begaj përkujton Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare shprese

Kosova Times January 21, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Mitchell: Struktura komanduese e UÇK-së ndryshonte shumë nga ajo serbe
Kardiokirurgët ukrainas operojnë edhe kur ndalet rryma
Osmani e Jashari diskutojnë për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
IPK suspendon përkohësisht një zyrtar policor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?