By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mish qengji: 10 receta me shije të mrekullueshme, nga makaronat te suvlaki
January 22, 2026
Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”
January 22, 2026
Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit
January 22, 2026
Gaza: Plani kryesor i SHBA-së përfshin rrokaqiej dhe qytete të reja
January 22, 2026
Aksident i ri hekurudhor në Spanjë, treni i pasagjerëve përplaset me vinçin
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Familja Jashari u kthye në simbol të rezistencës ndaj regjimit serb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Familja Jashari u kthye në simbol të rezistencës ndaj regjimit serb
Lajme

Kurti: Familja Jashari u kthye në simbol të rezistencës ndaj regjimit serb

Kosova Times
Last updated: 2026/01/22 at 3:33 PM
Kosova Times Published January 22, 2026
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar 28 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen Jashari në Prekaz nga forcat serbe, më 22 janar të vitit 1998.

 

Kurti tha se familja Jashari rezistoi e armatosur duke u kthyer në shembull dhe simbol të rezistencës ndaj regjimit shtypës të Serbisë dhe luftës për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit.

“Çdo 22 janar, e kujtojmë ditën e kësaj date të vitit 1998, kur policia serbe e sulmoi për herë të dytë familjen Jashari në Prekaz. Mëngjesin e hershëm të asaj dite, për gjysmë ore, një grup policësh serbë shtiu në breshëri predhash dhe armë automatike ndaj shtëpive të Shaban Jasharit. Duke e mbrojtur familjen dhe shtëpitë e tyre nga ky sulm kriminal, prej brenda shtëpive rezistuan me armë Shabani dhe djali i tij Hamza. Rezistenca e tyre i ktheu mbrapsht policët serbë, por nga plumbat e të shtënave të shumta, u plagosën dy vajza, Selvete dhe Iliriana Jashari”, shkroi Kurti në përkujtim të kësaj dite.

Sipas Kurtit, filmimet e shumta dhe fotografitë e mediave të bëra në Prekaz pas këtij sulmi, shërbejnë si dëshmi edhe sot për atë se çfarë ngjau më 22 janar 1998.

“Kjo ishte hera e dytë që familja Jashari në Prekaz ishte cak i aksioneve policore, pas aksionit të parë të 30 dhjetorit 1991, datë kjo që vite më pas do të nis të shënohet si Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si më 1991 edhe më 1998, familja Jashari rezistoi e armatosur, duke u kthyer në shembull dhe simbol të rezistencës ndaj regjimit shtypës të Serbisë dhe luftës për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit”, shkroi ai.

Kurti tha se një muaj e gjysmë më pas, regjimi i Millosheviqit do të ekzekutonte një aksion shumë herë më të egër e më të gjerë ndaj familjes Jashari dhe tërë fshatit Prekaz, gjatë të cilit rezistenca e kësaj familje dhe e këtij fshati do të shënojnë kulmin e saj, duke frymëzuar mijëra njerëz që t’i bashkoheshin UÇK-së.

“Historia e çlirimit të Kosovës, është shenjuar pikërisht nga njerëz kurajoz dhe familje të tilla sikur familja e Shaban Jasharit, që me aq vendosmëri dhe vetëdije u flijuan për liri. Mes kujtimesh plot respekt dhe nderimesh të thella për familjen e Shaban Jasharit nga Prekazi i Poshtëm i Drenicës”, shkroi Kurti, në këtë përvjetor të 28  përkujtues të sulmit te dytë të familjes Jashari nga forcat serbe.

You Might Also Like

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

SHBA dhe Kosova forcojnë partneritetin ekonomik përmes Odës Amerikane

Basha: 28 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, simbol i vendosmërisë shqiptare

Kosova Times January 22, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

MPB-ja mohon se ka marrëveshje për tërheqjen e policisë nga Zveçani

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Krahët e Boeing 737 mbulohen me veprën e artistit kosovar, Petrit Halilaj
Hamza me mesazh nga vizita në ShBA: Amerika qëndron pranë nesh
Analiza e CNN: Rusët gjithnjë e më të pakënaqur me “operacionin ushtarak” të Putinit
Aksionet në mbështetje të Pavel Durov janë duke u zhvilluar në Rusi dhe vende të botës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?