Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit E.I. për një periudhë prej një muaji, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim .
Veprimi dyshohet të jetë kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij, ndërsa masën e paraburgimit, gjykata e caktuar duke u mbështetur në kushtet ligjore të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale.
Paraburgimi është caktuar të hyjë në fuqi nga data 20 janar 2026, ora 13:50 dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt 2026, ora 16:00.




