Gjatë takimit, Gërvalla theksoi rëndësinë e angazhimit të Kosovës në promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal. Ajo deklaroi.

“Republika e Kosovës, përmes angazhimit të saj në këtë platformë, riafirmon orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin ndaj paqes së qëndrueshme, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal”, ka thënë ajo.

Gërvalla gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe përpjekjeve të përbashkëta për një rajon më të sigurt. Ajo falënderoi homologun turk për mikpritjen dhe riafirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve.

Ky takim thekson rolin e Turqisë si partner strategjik i Kosovës në avancimin e dialogut, paqes dhe stabilitetit në rajon.