By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Shkalla kryesore e lindjeve në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në dy dekada, pavarësisht kërkesave të Putinit
January 23, 2026
Kremlini ka filluar përgatitjet për vdekjen e Kadyrovit
January 23, 2026
Rusët do të detyrohen të zbulojnë lejet e tyre të qëndrimit nën kërcënimin e ndjekjes penale
January 23, 2026
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt
Lajme

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

Kosova Times
Last updated: 2026/01/23 at 6:50 PM
Kosova Times Published January 23, 2026
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.

 

Sipas njoftimit, “më 21 janar 2026, rreth orës 05:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar informacion për zhdukjen e personit S.P., 30 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe për një kohë nuk dihej vendndodhja e tij”.

Policia thekson se bazuar në informatat fillestare, i njëjti dyshohej se rreth orës 05:00 kishte marrë një veturë të tipit BMW me targa shqiptare dhe ishte nisur në drejtim të Ferizajt, ku dyshohej se kishte shkaktuar edhe një aksident trafiku në zonën e Jezercës.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal, kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, përfshirë mbledhjen e informatave dhe kontrollimin e kamerave të sigurisë në bashkëpunim me Forenzikën Rajonale. Po ashtu, janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK në Prishtinë dhe në disa ordinanca private, por pa ndonjë raportim për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Në kërkim janë angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve, duke zhvilluar kërkime intensive në terren.

Ndërkohë, policia njofton se ‘sot rreth orës 15:30, një qytetar ka njoftuar Qendrën e Komunikimit Rajonal në Ferizaj se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur “Gurra e Kadisë”. Pas verifikimeve, është konstatuar se bëhej fjalë për personin e zhdukur, S.P., i cili më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësinë K-9, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe qytetarët e angazhuar në këtë rast, duke veçuar qytetarin B. Osmani, 54 vjeç, nga Ferizaj, për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në gjetjen e personit të zhdukur.

Ndërkohë, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtimi ka publikuar disa fotografi nga momenti i gjetjes së personit.

“Është gjetur i gjallë, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi i Republikës së Shqipërisë i cili ishte aksidentuar para dy ditësh në Jezerc të Ferizajit”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në Malishevë

Kosova Times January 23, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Vdes nga kontakti me rrymën një 42-vjeçar në Suharekë
Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan
Yellen paralajmëron recesion nëse nuk shmanget falimentimi
Bayern Munich humb nga Dortmund në “Allianz Arena”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?