By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shkalla kryesore e lindjeve në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në dy dekada, pavarësisht kërkesave të Putinit
January 23, 2026
Kremlini ka filluar përgatitjet për vdekjen e Kadyrovit
January 23, 2026
Rusët do të detyrohen të zbulojnë lejet e tyre të qëndrimit nën kërcënimin e ndjekjes penale
January 23, 2026
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave
January 23, 2026
Fluturime misterioze me Antonov: Çfarë po bën avioni gjigant nga Abu Dhabi në rrugën Izrael – Etiopi – Sudan?
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq
Ballina 1Lajme

Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq

Kosova Times
Last updated: 2026/01/23 at 6:10 PM
Kosova Times Published January 23, 2026
Share
SHARE

109 persona janë të ndaluar për veprat penale të falsifikimit të rezultateve dhe për presion e për dhënie e marrje të ryshfetit, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në konferencë për media pas operacionit policor lidhur me keqpërdorimin e votave në këtë komunë.

 

“Duhet ta dinë nga ky moment, nga kjo datë, edhe herëve të tjera që kushdo që guxon t’i futë duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohen me forcën e ligjit, njëjtë siç po ballafaqohen sot një pjesë e madhe”, tha Kryeziu i cili paralajmëroi se nuk ka përfunduar gjithçka me numrin e këtyre të arrestuarve.

Kryeziu tha se nuk bëhet fjalë për dhjetëra e për qindra vota të manipuluara, por për mijëra vota të falsifikuara.

“Pra bëhet fjalë për kandidatë deri mbi 6 mijë vota të falsifikuara, bëhet fjalë edhe për situata kur vetëm në një vendvotim, numri i manipuluar ka shkuar deri në 2, 444 vota, vetëm praktikisht në një klasë janë manipuluar, 2,444 vota, përderisa mund ta them se në regjionin tonë ato që janë numëruar nga subjektet politike në QKN është vetëm një klasë që ka dalë e pa keqpërdorur. Për ta pasur edhe më të qartë po flasim për Komunën e  Prizrenit që janë shtuar hiq më pak se 40, 497 vota dhe janë hequr hiq më pas se 27, 520 vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68, 017 vota, po flasim për një organizim, po flasim për dashje direkte për ta përmbytur rezultatin e po flasim edhe për përmbytje të vullnetit të qytetarëve”, tha kryeprokurori Kryeziu.

Ai tha se do të ishte e pamundur të ndryshoheshin gjithë këto vota po të mos kishte kompromis të të gjithë komisionierëve, atyre qetha se kanë qenë të deleguar nga katër partitë më të mëdha.

Luan Ibrahimi, kapiten dhe zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike, ka deklaruar se falë bashkëpunimit ndërinstitucional është mundësuar arrestimi i të gjithë të dyshuarve lidhur me rastin e vjedhjes së votave.

“Në përkrahje të vazhdueshme prej Prokurorisë Themelore, ne kemi arritur të arrestojmë, intervistojmë e ndalojmë një numër jashtëzakonisht të madh, që mund të konsiderohet një nga operacionet me numrin më të madh të të ndaluarve. Priten edhe identifikimi i personave të tjerë në vazhdimësi të hetimeve dhe edhe ata do të dalin para drejtësisë”, theksoi Ibrahimi.

Ndërkohë, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Faton Alija, ka bërë të ditur se policia rajonale ka asistuar në këtë rast me personel, hapësira dhe automjete.

“Nuk kemi asnjë person e zyrtar policor të lënduar, asnjë dëmtim të automjeteve. Deri në këto momente gjithçka ka shkuar në rregull. Ka pasur pyetje dhe interesime për hapësira të mundshme rreth sistemimit të personave të ndaluar. Në koordinim me Shërbimin Korrektues është gjetur hapësirë e mjaftueshme dhe të gjithë do të sistemohen siç janë paraparë me procedura penale”, deklaroi Alija.

Ndërsa kryeprokurori Kryeziu tha se deri tani nuk ka ndonjë kandidat për deputete të përfshirë në vjedhje votash.

“Deri në këtë fazë nuk kemi ndonjë informacion që e involvon drejtpërdrejtë ndonjë kandidat në ndërhyrje. Por unë besoj se edhe kandidatët do të dëgjohen në Prokurori. Në rast se nuk mund të sigurojmë prova në cilësi të të dyshuarve, padyshim se ne i kemi dëgjuar edhe deklaratat e tyre mediale, pa përjashtim nga subjektet politike, që ata ndjehen edhe të dëmtuar për shkak të imazhit. Besoj që Prokuroria do t’ia jep këtë mundësi t’i marrin së paku në cilësinë e të dëmtuarve”, deklaroi Kryeziu.

Kryeziu ka treguar se një prej komisionarëve ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë, dhe sot, nga ai, është zbuluar pjesa për marrje e dhënie ryshfeti.

“Me vetiniciativë kemi ndërmarrë veprime sepse shihej hapur se keqpërdorimet ishin duke ndodhur, ndërsa pjesa që ka të bëjë për dhënie e marrje të ryshfetit është zbuluar sot kur njëri prej komisonerëve ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë. Ata që janë të dyshuar dhe të pandehur mund të marrin  edhe cilësinë e dëshmitarit.

You Might Also Like

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

Kosova Times January 23, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK i drejtohet Kushtetueses, kërkon vlerësimin e Ligjit për Fondin Sovran

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Qeveria gjermane për herë të parë zyrtarisht: Serbia duhet të shpjegojë sulmet ndaj demonstruesve
U ‘ndez e gjelbra’, pa viza në BE
Rikthehet Champions-i, Barça-Bayern
Biden: Po qëndroj në politikën partiake, Harris: Së shpejti do të filloj të mendoj për të ardhmen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?