Osmani ka bërë të ditur se ky ishte takimi i dytë mes tyre, pas atij të parë të mbajtur në Singapor, ku u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore mes Kosovës dhe Singaporit, si dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare.

“Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera ndërshtetërore, mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Presidentja theksoi se, pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, ka propozuar që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe afrimin e mëtejmë të popujve të dy shteteve.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe organizimi i një forumi të përbashkët ekonomik, si dhe rëndësia e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit në fusha të shumta me interes të ndërsjellë.