Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pritur në takim komandatin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
Temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e përgjithshme e sigurisë dhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me KFOR-in në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim komuniteti.
“Kryetari Faton Peci falënderoi KFOR-in për kontributin e çmuar në lirinë e Kosovës, si dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, njofton Komuna e Mitrovicës.




