Gjithashtu Peci ka thënë se janë larguar edhe shitësit nga trotuaret e të cilët janë vendosur në hapësira të dedikuara për shitje e siguri ushqimore.

Gjithashtu ai thotë se është bërë pastrimi i lumit Trepça e intervenimi te Lisicët në parandalimin e shembjes së rrugës nga rrëshqitja e dheut.

Peci ka bërë të ditur gjithashtu se është bërë edhe rrënimi i objekteve nga hapësirat publike.

Ai ka thënë se Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar maksimalisht për rend, rregull dhe ligj.

“Mitrovica do të jetë qytet funksional, i pastër, i gjelbër dhe i sigurt”, ka shkruar Peci