By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Digjet bageri që po rrënonte ndërtimet pa leje, dëmi 70 mijë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Digjet bageri që po rrënonte ndërtimet pa leje, dëmi 70 mijë euro
Lajme

Digjet bageri që po rrënonte ndërtimet pa leje, dëmi 70 mijë euro

Kosova Times
Last updated: 2026/01/26 at 10:24 PM
Kosova Times Published January 26, 2026
Share
SHARE

Një bager i kompanisë së kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut për rrënimin e objekteve pa leje është djegur në orët e hershme të mëngjesit, vetëm pak kohë pasi komuna kishte nisur zbatimin e vendimeve për largimin e ndërtimeve të paligjshme.

 

Sipas informatave zyrtare, dëmet materiale të shkaktuara nga djegia e makinerisë kapin vlerën e rreth 70 mijë eurove. Rasti ka ndodhur gjatë natës, derisa makineria ishte në shërbim të aksionit për rrënimin e objekteve pa leje në territorin e Mitrovicës së Jugut.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, e ka cilësuar këtë akt si kriminal dhe qyqar, duke theksuar se lufta kundër paligjshmërisë nuk do të ndalet.

“Në orët e hershme të mëngjesit, kompanisë së kontraktuar nga komuna për rrënimin e objekteve pa leje i është shkaktuar një dëm i madh material. Ky është një veprim kriminal me mesazhe të qarta për të gjithë ata që duan që Mitrovica të jetë një qytet normal, ku prona publike dhe komunale shërben interesit të përgjithshëm”, ka deklaruar Peci.

Ai ka shtuar se ka individë dhe grupe që, sipas tij, janë mësuar ta shohin qytetin si “plaçkë lufte”, por ka theksuar se komuna do të vazhdojë zbatimin e ligjit pa kompromis.

Tutje, Peci ka bërë të ditur se po vazhdon analiza e secilit ndërtim pa leje dhe se objektet e ndërtuara në prona publike do të rrënohen.

“Çdo ndërtim pa leje, sidomos ato në prona publike, dihet se cili do të jetë fati i tyre. Ka uzurpime që shfrytëzohen prej 7–8 vitesh pa asnjë pagesë për komunën”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, njohës të sigurisë kanë dënuar aktin e djegies së makinerisë, duke theksuar se rasti duhet të trajtohet nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Sipas njohësit të sigurisë, Arben Dashevci, Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse kanë kapacitete të plota për ta hetuar rastin dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës.

“Kjo është çështje e organeve të policisë dhe drejtësisë, të cilat do të evidentojnë se kush, pse dhe si ka ndodhur kjo ngjarje, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për zbatim të ligjit”, ka deklaruar Dashevci.

Ditë më parë, Komuna e Mitrovicës së Jugut kishte rrënuar edhe një objekt pa leje, i cili ishte ndërtuar në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times January 26, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Kosova Times Kosova Times January 29, 2025
Durmishi: Po presim raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit
Plani i Putinit: Po përgatitet sabotimi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, gjithçka mund të rezultojë…
Dogana e Kosovës: Nuk nisëm mbetje të rrezikshme në Kinë
Kryeziu: Kurti i gatshëm për të ofruar një draft-statut për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?