Komuna e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që ishin të pranishme gjatë mbrëmjes, janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Sipas komunës, ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë Kosovës.
Komuna apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.




