Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, nuk pret që tensionimi i situatës aktuale në veri të vendit do të përshkallëzohet në ndonjë konflikt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jo domosdoshmërisht. Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty. Zbatimi i një marrëveshjeje ngec që disa vite, si për targa ashtu edhe për një Asociacion të komunave serbe të Kosovës”, ka theksuar Bildt, në një intervistë të shkurtër për mediumin me seli në Nju Jork “GZERO”.
Ai ka thënë se kjo përkon me përpjekjet e BE-së dhe ShBA-së për të pasur një zgjidhje më të qëndrueshme të problemit.
“Nuk pres një përparim të menjëhershëm. Por, nuk pres as ndonjë përshkallëzim të menjëhershëm. Përndryshe, i tillë është Ballkani”, ka shtuar politikani suedez.
Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë dhe humbjen e betejës së Putinit në qytetin Kherson.