Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të huaj që ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për trafik të përsëritur dhe fitimprurës të drogës, bazuar në urdhër-arrest të autoriteteve gjermane.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, vepër kjo e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, “me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale”, theksohet në njoftim.




