Sipas njoftimit, në këtë mbledhje u miratua themelimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Qeveria në detyrë autorizoi pagesën në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me qëllim të rritjes së kuotës së kapitalit të Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar.