Bordi i Paqes ka përshëndetur nëpërmjet një postimi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

 

“Bordi i Paqes i dëshiron mirëseardhje Kosovës, si anëtare e plotë e një organizate ndërkombëtare në rritje”, kanë shkruar ata në X.

Në ndërkohë Presidenca e Kosovës ka thënë se Republika e Kosovës qëndron në Bordin e Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi anëtarësimin në Forumin Ekonomik në Davos krahë presidentit amerikan, Donald Trump.