Sipas njoftimit, listat janë publikuar më 20 dhjetor 2025 dhe përfshijnë barnat dhe materialin medicinal që ndodhen në Barnatoren Qendrore të QKUK/ShSKUK-së, si dhe në klinikat përkatëse të QKUK-së.
“Lista e stokut farmaceutik përditësohet fillimisht në baza mujore, ndërsa ShSKUK është duke punuar që sapo të krijohen kushtet teknike ky përditësim të bëhet në baza javore, me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit të saktë të publikut. “, thuhet në njoftim .




