Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej të cilave 21 aksidente me persona të lënduar, ndërsa 31 aksidente kanë rezultuar vetëm me dëme materiale. Sipas të dhënave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Në kuadër të aktiviteteve policore për sigurinë në trafik, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 282 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit rrugor.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 80 persona, prej të cilëve 15 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është ndaluar në ndalim policor. Nuk është raportuar për persona në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjet në fuqi, me qëllim të rritjes së sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.




