By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
Ballina 1Lajme

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/29 at 2:25 PM
Kosova Times Published January 29, 2026
Share
SHARE

Me një rritje prej 386% e eksportit apo gati pesëfishim i eksportit të shërbimeve të TIK-ut në katër vitet e fundit, ekonomia digjitale dhe sektori i teknologjisë, janë sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit dhe njëherësh tregues për potencialin për t’u shndërruar në motor kyç të rritjes së mëtutjeshme. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë vizitës në Qendrën Inovative të Kosovës, ICK.

Me këtë rast u bë edhe prezantimi i të dhënave të hulumtimit për sektorin e teknologjisë dhe komunikimit dhe ekonomisë digjitale nga Data4X.

“Sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, tashmë kontribuon me 6% në Bruto Produktin Vendor të vendit tonë. Për krahasim, bujqësia kontribuon me 7% dhe njëkohësisht rreth 15% të fuqisë punëtore në Kosovë. Por, rëndësia e tij shkon përtej punësimit direkt. Hulumtimet në vazhdimësi tregojnë se punësimi në teknologji ka efekt multiplikues, duke nxitur krijimin e vendeve të reja të punës edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë”, tha Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

Prandaj, sipas Kurtit mbështetja e rritjes së mëtejshme të sektorit të TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë.

Kryeministri në detyrë përmendi një sërë investimesh që janë bërë në ekosistemin e inovacionit, siç janë, Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren dhe TechPark Prishtina, pastaj, anëtarësimi i Kosovës në programet Horizon Europe dhe Digital Europe, nisma OctoberTech, përmes së cilës mbështeten ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të teknologjisë në Kosovë – KOSICT, Doku.Tech, GrowthTank dhe Software Freedom Kosova, programet e trajnimit nga të cilat kanë përfituar mbi 5,000 të rinj dhe të reja në fusha të ndryshme të TIK-ut, dhe bursat në STEM, Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, nga të cilat, sipas tij, 85% të përfituesve janë vajza.

“Ndërkohë që mbështetja për inovacionin në mandatin tjetër do të shtohet edhe përmes Fondit të Inovacionit, si dhe Kullës TIK (ICT Tower), e cila do të ofrojë hapësira të dedikuara për këtë sektor”, thuhet tutje në njoftim.

Kurti shtoi se përkushtimi i qeverisë dhe progresi është njohur edhe nga Banka Botërore, e cila në Indeksin për Maturitetin e Teknologjisë Qeveritare (GTMI) e ka renditur Kosovën në Grupin A, përkrah vendeve lidere në qeverisjen digjitale, teksa kujtoi se sot platforma eKosova ofron mbi 320 shërbime elektronike për qytetarë dhe biznese.

“Të gjithë e mbani mend se para dy vjetëve, kemi kaluar nga Grupi C në Grupin B, ndërsa sivjet kemi kaluar nga Grupi B në Grupin A. Ky vlerësim na obligon që progresin e arritur ta vazhdojmë dhe ta thellojmë edhe më tej, duke u siguruar që digjitalizimi të përkthehet në përfitime konkrete për qytetarët dhe për bizneset. Kemi ende shumë punë përpara nesh, por me krejt çfarë dimë e mundemi, do të ecim sa më shpejt bashkë. Me një shtet të digjitalizuar dhe një sektor të fuqishëm të inovacionit dhe të TIK-ut, së bashku do të vazhdojmë ta ndërtojmë ekonominë e Kosovës, e cila ne besojmë që duhet të jetë e bazuar në dije”, tha në fund Kurti.

You Might Also Like

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave

Kosova Times January 29, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Një oficer i dyshuar i FSB-së u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. Ai akuzohet për prokurime për sektorin e mbrojtjes të Federatës Ruse në anashkalim të sanksioneve
NDERIME ME ÇMIMIN “ARISTIDH KOLA” NË GAZETARINË SHQIPTARE
Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor
Presidentja Osmani njofton Escobar për sulmet e institucioneve në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?