Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë. Gjykatësi Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe urdhëroi që gjykimi në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të fillojë të premten, 27 shkurt 2026, në vend se më 24 shkurt, siç ishte caktuar më parë, thuhet në një njoftim.

Aktakuza për çështjen e administrimit të drejtësisë kundër pesë të akuzuarve u konfirmua në fund të vitit 2024.