Filmi shqiptar “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina ka arritur të fitojë çmim në festivalin prestigjioz “Sundance” në kategorinë “World Dramatic Competition”.
Filmi flet për burrin e përkushtuar ndaj familjes, i cili përpiqet të sigurojë jetesën, teksa presionet financiare shtohen. Edhe pse nëna dhe kunati i tij i ofrojnë ndihmë, pranimi i mbështetjes ia lëndon dinjitetin.
“Shame and Money” arriti të jetë në top 4 filmat e përzgjedhur për këtë çmim, në konkurrencë me 10 filma gjithsej.
Në filmin me skenar nga Morina dhe Doruntina Basha, luajnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Tristan Halilaj, Kumrije Hoxha, Labinot Lajçi dhe Rebeka Qena.
Filmi pati premierë botërore në “Sundance 2026” dhe ky ishte projekti i tij i dytë i regjisorit Morina që konkurroi në këtë festival prestigjioz pas “Exile” në vitin 2020.




