By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Promovohet libri ‘Klithma’ i autores Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
Lajme

Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin

Kosova Times
Last updated: 2026/01/30 at 8:42 PM
Kosova Times Published January 30, 2026
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se një përgjigje të saktë sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që tha se zgjedhja e nënkryetarit nga radhët komunitetit serb ishte në kundërshtim me kushtetutën, do ta japë vetëm pasi ta lexojë të plotë këtë aktgjykim, që tha se pret të publikohet gjatë javës së ardhshme.

 

Megjithatë, ai tha se shpreson që ky aktgjykim të mos jetë në kundërshtim me ato të vitit 2025 meqë, sipas Kurtit bëhet fjalë për të njëjtën çështje.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese ne kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e kemi arsyetimin për vendimin e tyre, besoj që javën e ardhshme do të kenë aktgjykimin me përmbajtje e plotë e pastaj do ta japin një përgjigje të qartë e të saktë, por ajo çfarë unë shpresoj është që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të mos e të në kundërshtim me ato aktgjykimet e vitit 2025, e në veçanti të muajit tetor, sepse bëhet fjalë për të njëjtën çështje.

Kurti: Nuk ka amnisti për asnjë keqbërës, LVV ka edhe komision disiplinor

Kreu në detyrë i qeverisë e kreu i Vetëvendosjes ka ripërsëritur se nuk ka amnisti për askënd që ka manipuluar me votat. Kjo erdhi pas pyetjes që iu bë atij nga gazetarët për procesin e hetimit që po zhvillohet nga organet ndjekëse.

“Ne jemi të hapur për të gjitha hetimet që po zhvillohen. Është e rëndësishme të theksohet që nuk ka amnisti për asnjë keqbërës, për këdo cili ka manipuluar gjatë evidentimit apo numërimit dhe hetimet le të shkojnë deri në fund. Ne jemi aty për të bashkëpunuar me ata të cilët do ta kryejnë hetimin në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të vendoset drejtësia, sepse vota është e shenjtë”, tha ai.

Kurti kujtoi që në partinë që drejton ka edhe një komision disiplinor që është njëri nga katër komisionet statutore që dalin nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

“Ju e dini që në LVV ekziston edhe Komisioni Disiplinor, është një komision statutor, një nga katër komisionet staturore që dalin nga Këshilli i Përgjithshëm, të cilat nuk janë organe të kryesisë po kryetarit, por të organit më të lartë që është Këshilli i Përgjithshëm. Kur t’i kemi të dhënat e plota padyshim që do të shihet nëse ka material edhe për ata, por tash për tash nuk mund të themi. Duket që janë disa komuna në të cilat janë më të përqendruara këto manipulime dhe duhet ta bëjmë ndarjen midis gabimeve të mundshme teknike që në fund të fundit janë njerëzore edhe pse asnjëherë nuk janë të mira, dhe manipulimeve të qëllimshme, apo edhe organizimit të më shumë se një a dy personave për manipulim”, deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë, ka folur edhe për vizitën që ka pasur në një kompani për prodhim të dronëve, duke thënë se përgjatë katër viteve ka vizituar qindra kompani anë  e mbanë Kosovës, e që tha se nuk mund t’i dijë të gjitha hollësitë të secilës kompani. “Mirëpo natyrisht që unë jam i hapur t’i dëgjoj edhe kritikat kur diçka nuk ka qenë ashtu siç është prezantuar, por duhet ta kemi parasysh që kur vihet te aspektet e hollësishme teknike e profesionale nuk mund ta dijë paraprakisht se cilat janë ato saktësisht për secilën kompani”, deklaroi Kurti.

Këto deklarime dhe pyetjeve të gazetarëve Kurti iu përgjigj pas një vizite që ka pasur në Odën e Mjekëve të Kosovës.

You Might Also Like

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq

Policia e Kosovës në kufirin SHBA–Meksikë, fokusi te menaxhimi kufitar

Kosova Times January 30, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?

Kosova Times Kosova Times June 9, 2023
Putin ndalon eksportin në vendet që vendosin çmimin tavan ndaj naftës ruse
Bieber: Kallas ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës e dialogut
Horoskopi ditor për 29 gusht 2025
Një person vdes në vendpunishte në Qirez të Skenderajt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?