Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetjen e plotë për marshin e paralajmëruar, duke e vlerësuar atë si një veprim të rëndësishëm në funksion të realizimit të qëllimeve të përbashkëta.
Gjatë diskutimeve, në njoftim thuhet se u theksua nevoja për mobilizim sa më të gjerë të anëtarësisë dhe koordinim me të gjitha degët e Organizatës, me qëllim të pjesëmarrjes sa më të madhe në këtë aktivitet.
Për këtë qëllim, u vendos që komunikimi dhe angazhimi në terren të intensifikohen në ditët në vijim, theksohet në njoftim.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, gjithashtu u prezantua raporti mbi aktivitetin njëvjeçar të Organizatës.




