By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Receta për koktejin e njohur “Rusi i bardhe” , si një ëmbëlsirë me shije tiramisuje, kombinimi është fantastik
January 31, 2026
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin
Lajme

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Kosova Times
Last updated: 2026/01/31 at 8:58 PM
Kosova Times Published January 31, 2026
Share
SHARE

Pasi fitoi besimin e delegatëve për të vazhduar në drejtimin e partisë, Abdixhiku foli për rolin e LDK-së në dialogun politik dhe respektimin e vendimeve të institucioneve të shtetit. Ai theksoi gatishmërinë për të biseduar me të gjithë spektrin politik për të gjetur një zgjidhje konsensuale për presidentin e ardhshëm.

 

“Kemi diskutuar se na duhet diskutim brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike s’kemi fjalën për pazare. Por që duhet të ulen që të bëhen numrat për një president të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Prandaj jam i gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për t’i dhënë zgjidhje çështjes së presidentit që duhet të jetë konsensual, dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar të Republikës së Kosovës”, deklaroi Abdixhiku.

“LDK-ja nuk heziton t’i implementojë në plotni vendimet e Gjykatës Kushtetuese. I ka implementuar kur ka qenë në pyetje pozicioni i saj politik i kryeministrave, kryetarëve të Kuvendit e presidentit e lëre më të pozicioneve të parëndësishme si nënkryetari i pestë i Kuvendit. Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës. Pa asnjë hezitim. S’duhet të ketë dilema që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë opsional për ne. Atëherë s’ka më shtet e demokraci”, theksoi ai. 

Abdixhiku: Rruga përpara e LDK-së është rimëkëmbja dhe bashkimi i anëtarëve

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rizgjedhjes së tij në krye të partisë përmes votëbesimit, bëri thirrje për unitet dhe bashkim të gjithë anëtarëve.

Ai tha se rruga përpara e LDK-së është rimëkëmbja dhe se kjo duhet të bëhet duke bashkuar të gjithë anëtarët, pa dallim nëse janë të kënaqur apo jo me të.

“Kjo s’bëhet me natyrën e fituesit apo humbësit, por me përafrimin e të gjithë anëtarësisë.

U bëj thirrje të gjithëve pa dallim, edhe ata që kanë qenë të kënaqur me mua, por në veçanti ata që s’kanë qenë, edhe ata që kanë mbajtur funksione të larta, të vijnë të rreshtohen prapa qëllimit të përbashkët të anëtarësisë së LDK-së. Jemi pak, prandaj kemi nevojë për të gjithë, do të punojmë ta kemi secilin. U bëj thirrje të gjithëve edhe një herë, edhe të dëshpëruarit, të larguarit, të dorëhequrit ose jo, të kthehen në shtëpinë e tyre politike në funksion të plotë politik, dhe besoj se do të gjejnë hapësirën e vet”, deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi rëndësinë e unitetit dhe vlerësoi procesin demokratik të zhvilluar gjatë Kuvendit, i cili zgjati mbi shtatë orë,

“Për mbi 7 orë diskutime, prodhuan demokracinë maksimale që një parti politike mund ta ketë. Dhe këtë demokraci na vjen në formë të debatit të hapur, konstruktiv dhe në fund, një proces i paraqitjes së dorëheqjes dhe nisjes së votëbesimit për kryetarin e një partie mbi votimin e fshehtë. Më shumë se kaq s’mund të shkojë një parti politike, jo në Kosovë, jo se jo në rajon, por në pak vende të tjera të botës”, tha ai.

Abdixhiku gjithashtu vlerësoi mbështetjen dhe kritikat gjatë këtij procesi. “Me votim të mbyllur u dha verdikti i anëtarësisë së LDK, për të cilin jam falënderues. Por po ashtu jam mirënjohës edhe i mbështetjes dhe kundërshtimeve në këtë proces përpara, zotohem se do t’i afroj të gjithë. Me këtë afrim nënkuptoj që të gjejë më të mirën brenda vetes, të ruajmë unitetin, por të jemi të sinqert me popullin e Kosovës dhe vlerat që i kemi si LDK”, deklaroi i pari i partisë.

Ai njoftoi se Kuvendi miratoi dy deklarata, një për gjendjen politike në Kosovë dhe një për riorganizimin e partisë, duke theksuar se nuk u diskutuan koalicione apo pozicione të veçanta, por vlera orientuese për stabilitetin e LDK-së. Për më tej, Abdixhiku tha se “asnjë anëtar i LDK-së nuk do të ketë më shumë se një detyrë” dhe se Kuvendi i dha 100 ditë kohë për të kryer ristrukturimin e partisë.

 

You Might Also Like

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike

Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë

Hamza kujton dëshmorët e lirisë: Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit

Kosova Times January 31, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot mot i vranët dhe pjesërisht me diell

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Hoti: Qeveria ka marrë borxh për skema sociale dhe shkrimin e ligjeve
Roskomnadzor kërkoi të bllokonte miliona numra celularë të rusëve
Abdixhiku: Vepra e Afrim Bunjakut do të gdhenden në historinë e Kosovës
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?